Na ndiqni edhe në

Bota

Rritja e rasteve me koronavirus, Spanja rikthen izolimin

Rritja e rasteve me koronavirus, Spanja rikthen izolimin

Rreth 200,000 njerëz që jetojnë në rajonin verilindor të Katalonjës janë urdhëruar të qëndrojnë në izolim. Autoritetet në verilindje të Spanjës urdhëruan sot mbylljen e qarkut El Segria rreth qytetit të Lleida-s, pasi zyrtarët shëndetësorë regjistruan një rritje me 60 raste në 24 orë. Izolimi filloi të shtunën në orën 12 të mesditës dhe banorët e rajonit tani të karantinuar kanë kohë deri hënën në orën 16:00 që të rikthehen në vendbanimet e tyre, informon dritare.net

Pas kësaj, askush nuk është më i autorizuar të udhëtojë ose të largohet nga Lleida dhe zonat përreth, në perëndim të krahinës, përveç rasteve kur dilet për punë. Policia vendosi pika kontrolli në rrugët hyrëse./K.C/dritare.net