
Rritja e infektimeve/ Në Selanik pacientët trajtohen në parkingun e spitalit
E Diel 22 Nëntor 2020, 19:07
Dritare.net
Ashtu si shumë vende të Evropës, edhe Greqia po përjeton një valë të dytë të rëndë. Çdo ditë edhe më shumë të infektuar dhe viktima. Në 24 orët e fundit janë shënuar 1498 raste të reja dhe 540 viktima.
Ndërkohë, janë shtuar edhe të shtruarit në spitale, duke bërë që të tejmbushen me pacientë. Situata më e vështirë paraqitet në Greqinë Veriore Mes të shtruarve në spitale ka dhe të rinj dhe pa sëmundje. Ndërkohë, si pasojë e mbingarkesës, tani Spitali Ushtarak në Selanik ka ngritur një spital të lëvizshëm në parking, ku trajtohen pacientë të tjerë./K.C/dritare.net

















