Na ndiqni edhe në

Bota

Rritet zemërimi nga kufizimet në Australi. Niveli më i ulët i vaksinimit!

Rritet zemërimi nga kufizimet në Australi. Niveli më i ulët

Në Australi është rritur zemërimi ndërsa 13 milionë banorë, thuajse gjysma e popullsisë totale e shtetit janë në Lockdown për shkak të shpërthimit të valës së re të Covid.

Dje hyri një shtet tjetër australian në bllokim. Masat e qëndrimit në shtëpi janë në fuqi në Australinë e Jugut, Victoria, dhe pjesë e Uellsit të ri Jugor. Shumë njerëz kanë shprehur zhgënjimin e rifutjes në bllokim dhe të monitoruar nga policia, pas 18 muajsh pandemi. Dhe rihapjet në Britani dhe SHBA e kanë shtruar presionin ndaj qeverisë.

Më pak se 14% e njerëzve janë vaksinuar në Australi, vlerësimi më i keq midis kombeve të OECD.

Kryeministri Scott Morrison është kritikuar ashpër për shkallën e ngadaltë të vaksinimit, por i ka rezistuar thirrjeve për të kërkuar falje.

Rritet zemërimi nga kufizimet në Australi. Niveli më i ulët

Ai përsëri përmendi suksesin e Australisë në mbajtjen e infeksioneve të përgjithshme të ulëta krahasuar me ato në shumë kombe të tjera. 915 njerëz kanë vdekur nga Covid në Australi. Morrison vuri në dukje se Britani vetëm dje ka regjistruar më shumë se 90 humbje jete.

Deri kohët e fundit, strategjia e Australisë për mbylljen e kufijve, programet e karantinës dhe bllokimet e parakohshme ndihmuan në mbajtjen e rasteve të ulëta. Por varianti shumë ngjitës Delta i ka sfiduar këto masa që muajin e kaluar.

Ekziston frika se bllokimi i Sidneit mund të shtrihet deri në shtator.

Autoritetet Australiane kanë thënë që synojnë të eleminojnë plotësisht rastet lokale derisa shumica e njerëzve të vaksinohen, por në Sidnei eliminimi i rasteve mund të zgjasë me muaj.

Victoria e cila raportoi 22 infeksione të reja sot - do të qëndrojë në izolim deri të martën që vjen. Dhe në Australinë e Jugut është njoftuar një bllokim shtatë-ditor pasi u gjetën pesë raste të variantit Delta. Kritikët thonë se raportet e gabuara në lidhje me rrezikun e rrallë të mpiksjes së gjakut ndaj vaksinës AstraZeneca kanë bërë që shumë Australianë të hezitojnë ta marrin atë.

Ndërkohë Australia ka furnizime të kufizuara të vaksinave të tjera të autorizuara, nga Pfizer./M.T/dritare.net