
Rrëfehet Megan Markle: Jeta në familjen mbretërore nuk është ashtu siç e imagjinojnë, ndihem e çliruar!
Dritare.net
Dukesha e Sussex-it, Megan Markle, ka thënë se të qenit në familjen mbretërore është ndryshe nga sa njerëzit e imagjinojnë. Në një klip nga intervista e çiftit me Oprah Winfrey, që do të transmetohet të dielën, Meghan u pyet pse ajo ka vendosur të japë një intervistë tani.
"Ne kemi aftësinë për të bërë zgjedhjet tona në një mënyrë që unë nuk mund t'i kisha thënë po atëherë. Kjo nuk ishte zgjedhja ime”, ka thënë ajo. Më tej ajo ka theksuar ishte vërtet çliruese të ndihesh e aftë të flasësh për veten tënde. Kjo vjen ndërsa Pallati Buckingham po heton pretendimet se dukesha ngacmonte stafin mbretëror.
Në klipin e fundit, të shfaqur në emisionin “This Morning të CBS”, Oprah i tha Meghan-it: "Kështu që thjesht dua të them, të kam telefonuar në shkurt ose në mars të vitit 2018 para dasmës duke ju kërkuar një intervistë. Dhe ju thatë-" Më vjen keq, nuk është koha e duhur ". Më në fund po ulemi dhe po bëjmë këtë bisedë". Meghan u përgjigj-: Unë e mbaj mend atë bisedë shumë mirë. Mua madje nuk më lejohej ta bëja atë bisedë me ty personalisht. Duhej të kishte njerëz nga ekipi i komunikimit të ulur atje". Duka dhe dukesha e Sussex-it lanë rolet e tyre mbretërore në mars të vitit 2020 dhe tani jetojnë në Kaliforni. Princi Harry së fundmi tha se ai duhej të tërhiqej nga detyrat mbretërore për të mbrojtur veten dhe familjen e tij nga situata "toksike" e krijuar nga shtypi britanik, pasi ajo ishte duke shkatërruar shëndetin e tij mendor./M.M-dritare.net

















