
Rrëfehet aktorja e famshme: Jam diagnostikuar me sklerozë të shumfishtë!
Dritare.net

Aktorja amerikane Christina Applegate është diagnostikuar me sklerozë të shumëfishtë. Përmes një postimi në “Twitter”, 49-vjeçarja njoftoi se ishte prekur me këtë sëmundje disa muaj më parë.
“Ka qenë një udhëtim i çuditshëm. Por unë jam mbështetur aq shumë nga njerëzit. Ka qenë një rrugë e vështirë, por siç e dimë të gjithë, jeta vazhdon”, shkroi aktorja në “Twitter".
Skleroza e shumëfishtë prek sistemin nervor qendror. Konsiderohet një sëmundje autoimune e pashërueshme, por shumë njerëz janë në gjendje të menaxhojnë simptomat e tyre dhe të përshtaten me stilet e reja të jetesës pas diagnostikimit.
Sëmundja fillon kur sistemi imunitar i një personi sulmon mbulesat e fibrave nervore në të gjithë trupin. Këto mbështjellëse nervore mbrojtëse quhen mielinë dhe ndihmojnë në komunikimin e nervave.
Kur mielina shkatërrohet, ajo ekspozon nervat, duke ngadalësuar komunikimin midis këtyre qelizave. Sips studiuesve, kjo sëmundje ka faktorë gjenetikë dhe mjedisorë./M.M-dritare.net

















