Na ndiqni edhe në

Bota

Rita Ora bën gafën epike, rrjeti shpërthen në të qeshura!

Rita Ora bën gafën epike, rrjeti shpërthen në të

Ylli shqiptar me famë ndërkombëtare, Rita Ora ka lënë një gafë të vockël teksa jepte një intervistë për emisionin e mëngjesit “Big Breakfast “.

Duke u shfaqur përmes videos, Rita nisi të ankohej për cilësinë e 'mollëve' që kishin mbetur në dhomën e saj të hotelit në Los Anxhelos.

"Sapo shikova në tasin tim me fruta, një mollë të pluhurosur. Shikojeni këtë! A mund ta shihni? Unë as nuk e di nëse është një mollë, mendoj se mund të jetë një dardhë e rrudhur "

Duke luftuar për të mbajtur të qeshurën, prezantuesja AJ Odudu tha: Më vjen keq, por është një pjeshkë, jo një mollë.

Mo Gilligan shtoi: Rita është padyshim një zonjë që nuk shkon në supermarket.

Ylli, i cili po telefononte në shfaqje me orën amerikane, tha: Është ora 3 e mëngjesit djema, më toleroni pak!"

Megjithatë në rrjet kanë shpërthyer të qeshurat dhe madje disa e kane bërë meme këngëtaren./The Sun/M.K/dritare.net