Na ndiqni edhe në

Bota

Rinumërimi i votave në Xhorxhia konfirmon fitoren e Joe Biden

Rinumërimi i votave në Xhorxhia konfirmon fitoren e Joe Biden

Shteti i Xhorxhias ka përfunduar rinumërimin e votave të zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit, duke rikonfirmuar fitoren e Joe Biden-it. Kandidati demokrat ka mundur Trump-in me një diferencë prej 12.284 votash. Zyrtarët e auditit kanë deklaruar se procesi i numërimit nuk ka patur parregullësi, duke hedhur poshtë pretendimet e kandidatit republikan. Nga rezultatet e zgjedhjeve presidenciale, Biden-i ka marrë 5.9 milionë vota më shumë se kundërshtari i tij. Ai do të betohet në janar të vitit 2021, si presidenti i 46-të i SHBA-së./M.M-dritare.net