Na ndiqni edhe në

Bota

Revista Time fshin 2020/ Vit që nuk do dëshironi ta rishikoni kurrë!

Revista Time fshin 2020/ Vit që nuk do dëshironi ta rishikoni

"Kjo është historia e një viti që nuk do të dëshironi ta rishikoni kurrë", shkruhet në artikullin e revistës amerikane”Time”, që do të dalë për botim më 14 dhjetor.

Ka pasur vite më të këqija në historinë e SHBA-së, dhe sigurisht vite më të këqija në historinë botërore, por shumica prej nesh sot nuk kemi parë asgjë si kjo. Do të duhej të ishit mbi 100 vjeç për të kujtuar shkatërrimin e Luftës së Parë Botërore dhe pandeminë e gripit të vitit 1918, afërsisht 90 për të pasur një ndjenjë të privimit ekonomik të krijuar nga Depresioni i Madh dhe 80 për të ruajtur kujtime të Luftës së Dytë Botërore. Viti 2020 u shënua nga “përsëritja e katastrofave natyrore që konfirmojnë se sa kemi tradhtuar natyrën dhe një zgjedhje e kontestuar në bazë të fantazisë”, ka shpjegua kritikja Stephanie Zacharek duke e vënë theksin te zgjedhjet presidenciale amerikane. Dhe mbi të gjitha, viti që do të mbyllet u shënua nga një “virus që buroi, ndoshta, nga një lakuriq nate, i cili ka shkatërruar jetën e praktikisht të gjithëve në botë dhe ka vrarë rreth 1.5 milion njerëz në mbarë botën” Në kopertinë qëndron e shkruar me të zeza 2020, në një sfond të bardhë dhe mbi të një kryq i kuq./M.M-dritare.net