Na ndiqni edhe në

Bota

Rekord votash që prej 1908/ Ja kush kryeson zgjedhjet në Amerikë sipas sondazheve!

Rekord votash që prej 1908/ Ja kush kryeson zgjedhjet në Amerikë

Më shumë se 70 milionë amerikanë kanë votuar për zgjedhjet presidenciale të Amerikës. Kjo shifër e cila tregon një numër rekord pjesëmarrësish, mund të jetë më e larta në më shumë se një shekull. Një rol kyç ka edhe pandemia, ndaj për të shmangur radhët e gjata, shtetasit amerikanë kanë votuar para 3 nëntorit.

Deri më tani demokratët kanë qenë në avantazh, por sidoqoftë republikanët në javët e fundit kanë parë një rritje.

Michael McDonald, profesori i Universitetit të Florida-s që administron Projektin e Zgjedhjeve në SHBA, parashikon një pjesëmarrje rekord të votuesve amerikanë prej rreth 150 milionë, që përfaqëson 65% të shtetasve amerikanë me të drejtë vote, norma më e lartë që nga viti 1908./L.F-dritare.net