Na ndiqni edhe në

Bota

Rafah/ Punimi vizual bëhet viral, më shumë se 23 milionë ripostime në Instagram

Rafah/ Punimi vizual bëhet viral, më shumë se 23 milionë

Lufta në Rripin e Gazës nuk është më në errësirë. Këtë e dëshmon suksesi global i një punimi vizual të titulluar “All Eyes on Rafah”, i cili deri më tani ka mbledhur mbi 23.5 milionë ripostime në Instagram.

"All Eyes on Rafah", natyrisht, nuk është një hashtag i ri. Megjithatë, popullariteti i tij u rrit, pas sulmit izraelit ndaj civilëve, i cili synoi dy zyrtarë të Hamasit dhe vrau 45 njerëz në një kamp në Rafah.

Ky sulm shkaktoi zemërim global, deri në atë pikë sa edhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu e cilësoi atë si një “aksident tragjik”.

Si rezultat, story-t në Instagram janë rritur në qiell gjatë dy ditëve të fundit, duke reflektuar një ndërgjegjësim të shtuar të njerëzve për luftën në Palestinë./K.C/dritare.net