
Qyteti turk zgjedh mënyrën origjinale për të ndërgjegjësuar qytetarët për Covid-19!
E Martë 1 Dhjetor 2020, 22:10
Dritare.net
Qytetarët në një qytet turk janë befasuar kur një ekran në stacionin e tyre të autobusit dukej se mbulonte fytyrat e tyre me koronavirusin.
Teknologjia e njohjes së fytyrës po përdoret si një kujtesë që njerëzit të mbajnë maskat e tyre.
Sistemi zbulon këdo që nuk mban maskë duke i mbivendosur në fytyrë një “virus”, i cili zhduket kur pasagjerët mbulojnë hundën dhe gojën.
Murat Zorluoğlu, kryetari i bashkisë së qytetit të Trabzon-it, ka deklaruar se kjo ishte një mënyrë efektive e përdorimit të inteligjencës artificiale për të rritur ndërgjegjësimin për pandeminë.
Por disa njerëz e kanë përdorur teknologjinë si një pasqyrë ose për të shkrepur një “selfie” të pazakontë./M.M-dritare.net

















