Na ndiqni edhe në

Bota

Qeveria Gjermane: Putin  ka helmuar kreun e opozitës ruse

Qeveria Gjermane: Putin  ka helmuar kreun e opozitës ruse

Alexei Navalny kreu i opozitës ruse, është helmuar me urdhër të presidentit Vladimir Putin. Qeveria gjermane bëri thirrje që të Rusia, të japë urgjentisht shpjegime për këtë rast. Kancelarja Angela Merkel ka takuar ministra të lartë për të diskutuar për hapat e ardhshëm. Navalny ishte helmuar duke përdorur një 'agjent nervor kimik' Novichok. Kryeopozitari rus Navalny, i cili është një nga kritikët më të ashpër të presidentit Putin, u sëmur gjatë një fluturimi nga Siberia për në Moskë gjatë gushtit. Ai u dërgua në një spital në qytetin Omsk, pasi aeroplani bëri një ulje emergjente. Më pas u transferua në Berlin, ku aktualisht është në koma. Ai u helmua me çaj./L.F-dritare.net