
Qeveria e Italisë në krízë/ Matteo Renzi tërheq dy ministrat
E Mërkurë 13 Janar 2021, 19:07
Dritare.net
Kreu i partisë “Italia Viva”, Matteo Renzi tërheq dy ministrat dhe nënsekretarin e tij nga qeveria e Giuseppe Conte. Ai e bën këtë një ditë pas abstenimit të Teresa Bellanova dhe Elena Bonetti në planin e Rimëkëmbjes. Kjo është një goditje për qeverinë e Giuseppe Conte, i cili tani do të duhet të gjejë një shumicë të re. Njoftimin e tërheqjes së ministrave e dha vetë Renzi në një konferencë për shtyp.
“Ishte ndjenjë përgjegjësie sepse ne nuk luajmë me institucionet. Sepse nëse formularët nuk respektohen, atëherë dikush duhet të ketë guximin që të tjerët të thonë se mbreti është lakuriq. Dhe nëse keni nevojë të jepni dorëheqjen, jepeni!”,- tha Renzi duke lëshuar kritika ndaj qeverisë./K.C/dritare.net

















