Na ndiqni edhe në

Bota

Britania e Madhe në alarm/ Qeveria sugjeron: Punoni nga shtëpia

Britania e Madhe në alarm/ Qeveria sugjeron: Punoni nga shtëpia

Në Mbretërinë e Bashkuar, kabineti qeveritar, është mbledhur për të diskutuar për masat shtrënguese, që mund të ndihmojnë në mirëmenaxhimin e pandemisë, para se situata të dalë tërësisht jashtë kontrollit.

Pritet që ndeshjet sportive të mos rifillojnë siç ishte planifikuar, ndërsa baret dhe restorantet, duhet të mbyllen para orës 22:00.

Qeveria, ka sugjeruar sërish punën nga shtëpia.

"Nëse mund të punoni nga shtëpia, bëjeni, sepse tani duhet ta bëni", ishte këshilla e qeverisë britanike.

Të hënën, niveli i alarmit të Mbretërisë së Bashkuar Covid-19 u zhvendos në 4, që do të thotë se transmetimi është i lartë.

Të hënën, 4,368 raste të tjera ditore dhe 11 vdekje, u regjistruan në Britani./L.F-dritare.net