Na ndiqni edhe në

Bota

Putini bën lëvizjen e radhës: Të nisë vaksinimi masiv në Rusi!

Putini bën lëvizjen e radhës: Të nisë vaksinimi masiv

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin njoftoi sot se, që nga java e ardhshme, vendi i tij do të fillojë vaksinimin masiv kundër koronavirusit, përmes projektit Sputnik V. Presidenti theksoi se procesi do të jetë i lirë e vullnetar dhe se në fazën e parë do të inokulohen mjekët dhe mësuesit.

“Më shumë se 2 milionë doza janë prodhuar ose do të prodhohen në ditët në vijim. Prodhimi i vaksinës së parë të koronavirusit në botë, Sputnik V, do të arrijë këtë nivel.”, deklaroi udhëheqësi rus sipas medies zyrtare ruse RT, informon dritare.net

Njoftimi i Putin për vaksinimin masiv në Rusi u dha në të njëjtën ditë kur Mbretëria e Bashkuar njoftoi miratimin e vaksinës të prodhuar nga kompania farmaceutike amerikane “Pfizer” dhe kompania gjermane “BioNTech”, e cila do të jetë në dispozicion të njerëzve gjatë javës së ardhshme.

Sputnik V ishte inokulimi i parë i regjistruar në planet pas një zhvillimi të shpejtë të testeve të tij klinike, gjë që krijoi disa dyshime nga ana e komunitetit shkencor, i cili vuri në dyshim shpejtësinë e testeve për të përcaktuar efikasitetin dhe sigurinë e produktit./K.C/dritare.net