Na ndiqni edhe në

Bota

Putin tregon pse nuk e ka uruar ende Biden për fitoren!

Putin tregon pse nuk e ka uruar ende Biden për fitoren!

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ende nuk e ka uruar për fitoren në zgjedhjet amerikane të 3 nëntorit Joe Biden dhe për këtë ka dhënë një arsye. Ai tha se duhet të presim të mbyllen të gjitha procedurat ligjore. Më tej Putin shtoi se ka pasur probleme në zgjedhjet amerikane dhe këtë e sheh e gjithë bota.

“Shikoni zgjedhjet. Ata nuk lejojnë vëzhguesit të afrohen më pak se 7 metra. Ne e respektojmë presidentin aktual Donald Trump dhe kandidatin për presidentin e ri të SHBA-së, Joe Biden dhe nuk kemi asnjë problem me këtë. Ne do të bashkëpunojmë me secilin kandidat që e ka fituar besimin e shumicës së popullit amerikan. Ne jemi duke pritur derisa të përfundojnë zgjedhjet dhe trazirat politike në Amerikë”, tha Putin në një intervistë për kanalin televiziv Russia-1./L.F-dritare.net