Rreth 78 përqind të rusëve kanë mbështetur reformat kushtetuese që lejojnë presidentin Putin, të qëndrojë në pushtet deri në 2036. Pas numërimit të fletëvotimeve, 77.9% votuan për pro reformave dhe 21.3% kundër, sipas komisionit zgjedhor. Ai tashmë është udhëheqësi më jetëgjatë në historinë moderne ruse. Zyrtarët e zgjedhjeve thonë se pjesëmarrja ishte 65%. Megjithatë kritikët mendojnë se ky është një rezultat i manipuluar. Ata shprehen se kundërshtarët nuk ishin të lejuar të bëjnë fushatë në media; votimi elektronik u organizua mbi baza të paligjshme dhe se monitoruesit e zgjedhjeve u emëruan nga Dhoma Qytetare që është një organ qeveritar./L.F-dritare.net