Na ndiqni edhe në

Bota

Putin akuzon Ukrainën se po saboton bisedimet për paqe!

Putin akuzon Ukrainën se po saboton bisedimet për paqe!

Presidenti rus Vladimir Putin akuzoi Ukrainën për sabotim të bisedimeve të paqes me Rusinë.

Komentet me sa duket u bënë gjatë një telefonate 45-minutëshe midis liderit rus dhe kancelarit austriak Karl Nehammer.

Sipas thirrjes nga Moska, Putin mohoi se bllokada e porteve të Ukrainës nga vendi i tij është fajtore për ndërprerjen e furnizimeve globale të ushqimit, duke sugjeruar se shkaku i vërtetë ishin sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Kancelari i Austrisë tha se qëllimi i telefonatws, e përshkruar si shumë intensive dhe shumë serioze, ishte për të përcaktuar nëse mund të gjenden zgjidhje të mundshme humanitare në Ukrainë.

Ai gjithashtu shtoi se Putin tha se ishte gati të diskutonte një shkëmbim të burgosurish me Ukrainën./BBC/M.K/dritare.net