Na ndiqni edhe në

Bota

Pse sot të famshmit nuk do të bëjnë postime në rrjetet sociale!

Pse sot të famshmit nuk do të bëjnë postime në rrjetet

Kim Kardashian dhe dhjetëra të famshëm të tjerë kanë njoftuar se do të 'ngrijnë' llogaritë e tyre në rrjetet sociale për të protestuar kundër përhapjes së "urrejtjes, propagandës dhe keqinformimit".

"Keqinformimi i shpërndarë në mediat sociale ka një ndikim serioz," shkroi Kardashian në një deklaratë të martën.

Pse sot të famshmit nuk do të bëjnë postime në rrjetet

Lëvizja është pjesë e fushatës #StopHateforProfit e cila u organizua nga aktivistë të të drejtave civile. Të famshmit do të ngrijnë llogaritë e tyre për 24 orë të mërkurën.

"Nuk mund të rri dhe të hesht ndërsa këto platforma vazhdojnë të lejojnë përhapjen e urrejtjes, propagandës dhe dezinformimit - krijuar nga grupe për të ndarë Amerikën," tha Kardashian.

"Keqinformimi i shpërndarë në mediat sociale ka një ndikim serioz në zgjedhjet tona dhe minon demokracinë tonë," shtoi ajo.

Të famshëm të tjerë që kanë rënë dakord të marrin pjesë në bojkot përfshijnë aktorët Leonardo DiCaprio, Sacha Baron Cohen dhe Jennifer Lawrence, si dhe këngëtaren Katy Perry.

Pse sot të famshmit nuk do të bëjnë postime në rrjetet

"Unë nuk mund të rri duarkryq ndërsa këto platforma bënin një sy qorr ndaj grupeve dhe postimeve që përhapin urrejtjen," shkroi Perry në Instagram.

Pse sot të famshmit nuk do të bëjnë postime në rrjetet

Organizatorët e fushatës #StopHateforProfit, e cila filloi në qershor, akuzojnë Facebook dhe Instagram se nuk kanë bërë sa duhet për të ndaluar gjuhën e urrejtjes dhe dezinformimin./L.F-dritare.net