
Pse Obama nuk e mbështet Kamala Harris në garën presidenciale amerikane!
Dritare.net
Ish-presidenti Barack Obama nuk e ka miratuar Kamala Harris, si kandidate për të zëvendësuar Joe Biden, lidhur me zgjedhjet presidenciale në SHBA. Në vend që të mbështeste propozimin e presidentit aktual, Obama është shprehur: "Kam besim se liderët e partisë sonë do të jenë në gjendje të krijojnë një proces nga i cili do të dalë një kandidat që do të pranohet nga të gjithë".
Pra, kush po e mbështet Kamala Harris?
Biden mbështeti Harris për ta zëvendësuar atë, duke thënë: "Dua të ofroj mbështetjen dhe miratimin tim të plotë që Kamala të jetë kandidatja e partisë sonë këtë vit. Demokratë, është koha të mblidhemi dhe të mundim Trumpin”.
Në përgjigje, Harris tha: "Jam e nderuar që kam miratimin e Presidentit dhe synimi im është të fitoj në këto zgjedhje”.
Menjëherë pas kësaj, ish-presidenti Bill Clinton dhe ish-sekretarja e Shtetit Hillary Clinton, duke u shprehur: “Kjo është mënyra më e mirë për të ndaluar Donald Trump që të fitojë dhe të hyjë në Shtëpinë e Bardhë, duke marrë një mandat të dytë si president”.
Kush mund ta zëvendësojë Biden?
"Tani është koha për të mbështetur Kamala Harris dhe për të luftuar me gjithçka që kemi”.
Josh Shapiro, guvernatori i Pensilvanisë, i cili shihej si një kandidat i mundshëm presidencial, mbështet po ashtu kanidaturën e Harris.
"Rruga më e mirë për Partinë Demokratike është të bashkohet dhe të ripërqendrohet në fitimin e presidencës”, tha ai në një deklaratë në X.
Sekretari i Transportit Pete Buttigieg po ashtu mbështet Harris, duke thënë se do të bënte gjithçka që kjo e fundit të zgjidhet presidenten e ardhshme. Senatorja Elizabeth Warren po ashtu mbështet Harris, ku në një deklaratë është shprehur: “Harris është gati të kanididojë kokë më kokë me Donald Trump dhe të fitojë”.
Adam Schiff, demokrati kalifornian që kandidon për Senat, po ashtu ka deklaruar: “Harris ka gjykimin, përvojën, udhëheqjen dhe këmbënguljen për të mposhtur Donald Trump".
Demokratë të tjerë, duke përfshirë James Clyburn, një ish-udhëheqës i respektuar në parti, Jasmine Crockett, Jamie Raskin, Eric Swalwell, Debbie Dingell dhe Mazie Hirono kanë mbështetur gjithashtu zonjën Harris./M.K-dritare.net

















