Na ndiqni edhe në

Bota

Protestuesit anembanë botës kërkojnë armëpushim dhe dorëheqjen e Netanyahut!

Protestuesit anembanë botës kërkojnë armëpushim dhe

Mijëra protestues dolën në rrugë në qytete anembanë botës gjatë fundjavës, duke përfshirë në Londër, Paris, Nju Jork, Tunis dhe Aman për të demonstruar solidaritet me popullin e Gazës dhe për të treguar mbështetjen e tyre për një armëpushim. Protestuesit u mblodhën po ashtu për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Benjamin Netanyahu, duke mbajtur në dorë flamujt palestinezë.

"Ky marsh është më e pakta që mund të bëjmë për popullin palestinez. Një popull që ka vuajtur prej vitesh. Sot është 'Dita e Tokës' dhe është një mundësi për të kujtojuni njerëzve se shtypja ekziston. Si arabë dhe myslimanë, ne duhet të qëndrojmë pranë vëllezërve tanë”, shpreheshin protestuesit.

Një avokat franko-palestinez Salah Hamouri u shpreh se Franca duhet t'i japë fund bashkëpunimit të saj në këtë gjenocid të vazhdueshëm (në Gaza), të ndalojë totalisht shitjen e armëve për pushtuesin izraelit dhe të vendos një embargo ushtarake dhe ekonomike.Protestat e së dielës shënojnë ditën e dytë të protestave masive antiqeveritare këtë fundjavë. Mijëra demonstrues dolën në rrugët e Tel Avivit, Jerusalemit, Cezaresë, Raanana dhe Herzliya të shtunën. Të paktën 16 persona u arrestuan, sipas policisë izraelite./M.K-dritare.net