Na ndiqni edhe në

Bota

Protestat në Kapitol/ New York anulon kontratat me organizatën e Trump!

Protestat në Kapitol/ New York anulon kontratat me organizatën e

Kryetari i Bashkisë së New York-it, Bill de Blasio ka deklaruar se do të anulojë të gjitha kontratat me organizatën e biznesit të Trump-it, për shkak të protestës së dhùnshme të javës së kaluar në Kapitol. “Qyteti i Nju Jorkut nuk do të ketë lidhje me ato veprime të pafalshme në asnjë mënyrë ose formë”, thënë ai në një deklaratë zyrtare. Më tej De Blasio ka shtuar se ka nisur procesin e “ndërprerjes së të gjitha kontratave” për operimin e një karuseli dhe dy pistave të patinazhit në Parkun Qendror që gjenerojnë rreth 17 milionë dollarë në vit në të ardhura për kompaninë e presidentit Trump.Vendimi i tij është shembulli i fundit se si protestat e 6 janarit nga mbështetësit e Trump-it po ndikojnë negativisht në punët e biznesit të tij privat./M.M-dritare.net