Protesta të dhunshme në Greqi, fermerët përplasen me policinë!
E Hënë 8 Dhjetor 2025, 17:05
Dritare.net

Nuk ndalen protestat e mëdha të fermerëve në Greqi. Në Kretë situata ka dalë jashtë kontrollit, teksa protestat e fermerëve janë shndërruar në përplasje të dhunshme.
Fermerët janë parë te ndjekin policinë me shkopinj dhe gurë, ndërsa kanë përmbysur edhe një makinë patrulle. Aeroporti i Heraklionit u mbyll, pasi qindra fermerë hynë në pistë, duke ndërprerë fluturimet.
Edhe aeroporti i Hanjas u bllokua dhe do të mbetet i mbyllur deri pasditen e sotme. Dy fluturime nga Athina dhe Rodos u detyruan të anulohen, për shkak të kaosit.
Tetë oficerë policie u plagosën./dritare.net