Na ndiqni edhe në

Bota

Protesta të dhunshme në Francë/ Macron tenton të kalojë reformën e pensioneve

Protesta të dhunshme në Francë/ Macron tenton të kalojë

Presidenti francez Emmanuel Macron shmangu parlamentin ditën e sotme ndërsa po diskutohet shumë për reformën që do të rrisë moshën e pensioneve me dy vjet, pra në 64. Plani jopopullor ka shkaktuar greva dhe protesta të mëdha në të gjithë vendin që nga janari. Lëvizja pritet të shkaktojë një mocion të shpejtë mosbesimi në qeverinë e Macron.

Protesta të dhunshme në Francë/ Macron tenton të kalojë

Njoftimi erdhi disa orë pasi Senati, dhoma e lartë e Francës, miratoi projektligjin sot me një votim 193-114, një numër që pritej kryesisht pasi shumica konservatore e dhomës së lartë e parlamentit favorizon një moshë më të lartë pensioni. Por qeveria nuk ishte e sigurt për numrin e votave në Asamblenë Kombëtare, duke e detyruar kryeministren franceze Élisabeth Borne të shpallte aktivizimin e nenit 49.3 të Kushtetutës Franceze për të detyruar reformën e pensioneve.

Protesta të dhunshme në Francë/ Macron tenton të kalojë
Nuk janë vetëm parisianët që kanë dalë rrugëve dhe po protestojnë.
Në Bordeaux, raporton radio stacioni lokal France Bleu qindra njerëz po demonstrojnë për t'iu përgjigjur vendimit të Macron. France Bleu thotë gjithashtu se ka protesta në rajonin verior të Picardie. Protestat spontane janë shfaqur në qytetet Amiens dhe Lille, por edhe në perëndim të vendit janë paralajmëruar dy tubime spontane, kryesisht në Rennes./K.C/dritare.net