Na ndiqni edhe në

Bota

Princi William: Prindërimi më riktheu emocionet e dhimbshme nga vdekja e nënës

Princi William: Prindërimi më riktheu emocionet e dhimbshme nga vdekja

Princi Uilliam ka zbuluar se të bërit baba i riktheu emocionet e dhimbshme që ndjeu pas vdekjes së nënës së tij kur ishte 15 vjeç. Duka i Kembrixhit, i cili ka tre fëmijë me gruan e tij Kate Middleton, tha se ndjenjat nga një ngjarje traumatike mund të rishfaqen kur bëhesh prind.

Princi William: Prindërimi më riktheu emocionet e dhimbshme nga vdekja

Në një dokumentar të BBC-së, ai foli për shëndetin mendor, duke thënë se herë pas herë, gjërat i duken të pakalueshme, dërrmuese. Nëna e tij, Diana, Princesha e Uellsit, vdiq në një aksident automobilistik në Paris, në 1997-ën.

Princi William: Prindërimi më riktheu emocionet e dhimbshme nga vdekja

Princi Uilliam, babai i princit George, princeshës Charlotte dhe princit Louis, tha që ai dhe Kate mbështesin njëri-tjetrin në kohëra të vështira.

"Të kesh fëmijë është momenti më i rëndësishëm që të ndryshon jetën. Mendoj se kur keni kaluar diçka traumatike në jetë, në një kohë kur babai juaj nuk ishte pranë dhe nëna të vdes, kur je i vogël, emocionet kthehen në hapa të mëdhenj, sepse është një fazë shumë ndryshe e jetës. Dhe nuk është askush që të të ndihmojë, dhe mua ndonjëherë më është dukur dërmuese.”,- tha Uilliam./K.C/dritare.net