
Duka i Kembrixhit flet për herë të parë publikisht për ndarjen nga jeta të gjyshit të tij, Dukës së Edinburgut. William e përshkruan princin Philip si një njeri të mrekullueshëm nga një brez i jashtëzakonshëm.
"Do të më marrë malli për gjyshin tim, por e di se ai do të donte që ne të vazhdonim punën.", tha princi William në një deklaratë. Princi Philip ndërroi jetë në Kështjellën Windsor të premten në moshën 99-vjeçare. Kjo deklaratë e William vjen pasi parlamentet në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar u rimblodhën për të kujtuar princin Philip./K.C/dritare.net

















