Princi i Belgjikës shkel rregullin dhe shkon në party, infektohet me koronavirus
Dritare.net
Një princ belg ka kontraktuar koronavirusin pasi ka marrë pjesë në një party gjatë izolimit në Spanjë, thotë pallati mbretëror i Belgjikës. Princi Joachim, 28 vjeç, udhëtoi nga Belgjika në Spanjë për një stazh më 26 maj. Dy ditë më vonë, ai shkoi në një party në qytetin jugor të Kordoba, përpara se të testonte pozitiv për Covid-19.
Sipas raportimeve nga Spanja, nipi i mbretit të Belgjikës, Philippe, ishte në mesin e 27 personave në festë, informon dritare.net
Sipas rregullave të bllokimit të Kordoba, një parti e kësaj madhësie është në shkelje të rregullave, pasi grumbullimet me më shumë se 15 persona nuk lejohen.
Policia spanjolle ka nisur një hetim për party-n. Ata që kanë shkelur rregullat e izolimit mund të gjobiten deri në 10,000 euro.
Të gjithë ata që morën pjesë në party janë në karantinë. Princi Joachim, djali më i vogël i princeshës Astrid dhe i 10-ti në radhë për fronin belg, ka simptoma të buta të koronavirusit./K.C/dritare.net