
Princi Charles rrëfen eksperiencën me koronavirusin: Isha me fat
Dritare.net
Princi Charles ka rrëfyer për herë të parë eksperiencën e tij me koronavirusin. Ndërsa nderon punonjësit e shëndetit, Chales shpreh ngushëllimet për ata që kanë humbur familjarët ose miqtë nga sëmundja vdekjeprurëse.
Kur pyetet për kontraktimin e virusit, Charles thotë:
“Unë kam qenë me fat dhe e kalova mjaft lehtë. Por e kuptoj se çfarë kanë kaluar njerëzit e tjerë. Ndihem keq veçanërisht për ata që kanë humbur të dashurit e tyre dhe nuk kanë qenë në gjendje të jenë me ta në atë kohë. Kjo, për mua, është gjëja më e kobshme. Por për të parandaluar që kjo t’u ndodhë shumë njerëzve, unë jam i vendosur të gjej një mënyrë për të dalë nga kjo situatë. Nuk mund t'jua them dot se sa e simpatizoj mënyrën se si të gjithëve u është dashur ta durojnë këtë kohë të pabesueshme të sprovuese dhe sfiduese."
Ai i tha korrespondentes mbretërore të Sky News, Rhiannon Mills:
"Njerëzit kanë filluar të kuptojnë se duhet ta vendosim natyrën përsëri në qendër të gjithçkaje që bëjmë dhe në qendër të ekonomisë sonë. Kjo natyrë është shtyrë në periferi, ne kemi shfrytëzuar, gërmuar dhe prerë gjithçka sikur të mos kishte nesërme, sikur të mos kishte rëndësi.”
Trashëgimtari i fronit tha se nëse nuk mësojmë nga pandemia mund të përballemi me një kërcënim të ngjashëm në të ardhmen:
"Sa më shumë e gërryejmë botën natyrore, aq më shumë shkatërrojmë biodiversitetin, aq më shumë e ekspozojmë veten ndaj këtij lloj rreziku. Ne kemi pasur sëmundje të tjera si Sars, Ebola dhe Zoti e di se çfarë tjetër, të gjitha këto gjëra kanë të bëjnë me humbjen e biodiversitetit. Kështu që këtë herë duhet të gjejmë një mënyrë për ta vendosur natyrën përsëri në qendër."/K.C/dritare.net

















