Na ndiqni edhe në

Bota

Princ Harry: Vaksinat të shpërndahen sa më shpejt në çdo cep të botës!

Princ Harry: Vaksinat të shpërndahen sa më shpejt në

Duka i Sussex-it, princ Harry ka bërë thirrje që vaksinat të shpërndahen te të gjithë, kudo, në një koncert bamirësie në Los Angeles. Princi Harry u shfaq së bashku me dhjetra të famshëm në ngjarjen “Vax Live”, një mbledhje bamirësie në ndihmë të përpjekjeve ndërkombëtare të vaksinimit antikovid.

"Ne nuk mund të pushojmë ose të shërohemi vërtet derisa të ketë shpërndarje të drejtë në çdo cep të botës”, tha Harry.

Princ Harry: Vaksinat të shpërndahen sa më shpejt në

Drejtuar nga këngëtarja Selena Gomez, koncerti që do të transmetohet të shtunën, zhvilloi shfaqje nga artistët Jennifer Lopez dhe Foo Fighters. Në ngjarje foli edhe presidenti i SHBA-së Joe Biden.

Duke iu drejtuar mijëra të ftuarve të vaksinuar plotësisht në stadiumin “SoFi” në Los Anxhelos, princi Harry vlerësoi përpjekjet e punonjësve të vijës së parë gjatë pandemisë.

Sonte është një festë për gjithsecilin prej jush këtu, punonjësve të vaksinuar të vijës së parë të frontit në audiencë dhe miliona heronjve të vijës së frontit në të gjithë botën. Ju e kaluat vitin e fundit duke luftuar me guximin dhe vetëmohimin për të na mbrojtur të gjithëve. I shërbyet dhe sakrifikuat, vutë veten në rrezik dhe vepruat me trimëri, duke ditur kostot. Ne ju detyrohemi mirënjohje të jashtëzakonshme. Faleminderit!”, tha ai./dritare.net