
Presidenti Milo Gjukanoviç shpërndan parlamentin në Mal të Zi
Dritare.net
Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka shpërndarë sot Kuvendin.
Shërbimi Informativ i Presidentit të Malit të Zi ka dorëzuar Dekretin për shpërndarjen e mbledhjes së 27-të të Kuvendit të Malit të Zi, të cilin, siç thanë, Presidenti i Malit të Zi e miratoi sot në bazë të nenit 92, pika 3 e Kushtetutës së Malit të Zi.
Vendimi i Gjukanoviçit vjen pasi i mandatuari për formimin e qeverisë së rë, Miodrag Lekiç nuk arriti të formonte shumicën brenda afatit.
Edhe Dritan Abazoviç tentoi sërish të formojë një qeveri të re, në të cilën do të merrnin pjesë FD dhe Demokratët, por për këtë nuk pati përkrahje të mjaftueshme, pasi deputetët e pakicave janë kundër.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare mund të mbahen në fund të majit ose në fillim të qershorit./K.C/dritare.net

















