Presidenti gjerman: Pamjet në aeroportin e Kabulit, turp për Perëndimin!
E Martë 17 Gusht 2021, 16:04
Dritare.net
Pamjet në aeroportin e Kabulit pasi talebanët morën nën kontroll Afganistanin, janë një turp për Perëndimin", ka thënë presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier.
"Gjermania po përpiqet të organizojë një operacion evakuimi, për të siguruar mbrojtjen e qytetarëve të saj dhe të gjithë afganëve që e kanë mbështetur me vite", ka shtuar ai.
Ministri gjerman i Zhvillimit, Gerd Miller tha se Gjermania ka pezulluar ndihmën për Afganistanin pasi talebanët morën pushtetin. Sipas Miller përparësia tani është të evakuuohet personeli/M.M-dritare.net