
Presidenti brazilian në një sfidë të vështirë me koronavirusin!
E Shtunë 25 Korrik 2020, 17:05
Dritare.net
Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro më në fund pas shumë ditësh luftë me koronavirusin, ka rezultuar negativ në testin e bërë së fundmi. Ishte vetë presidenti që e konfirmoi lajmin. Bolsonaro, njoftoi më 7 korrik se ishte infektuar me koronavirus, ndërsa edhe pas tre testimesh, ai rezultoi pozitiv. Brazili është vendi i dytë më i prekur me më shumë se 2.3 milion raste të konfirmuara./L.F-dritare.net

















