 
		                       Presidenti Andrzej Duda fiton me rezultat të ngushtë zgjedhjet në Poloni
		                        	E Hënë  13 Korrik 2020, 14:02
		                            
		   	    			Dritare.net

Presidenti aktual i Polonisë, Andrzej Duda ka fituar zgjedhjet presidenciale kundër Rafal Trzaskowski.
Zgjedhjet u mbajtën ditën e djeshme dhe Dua ka fituar me një rezultat të ngushtë duke marrë 51.2% të votave.
Kjo ëhstë fitorja më e ngushtë në Poloni, që prej 1989.
Një nga çështjet kryesore të zgjedhjeve ishte e ardhmja e marrëdhënieve të tendosura të vendit me Bashkimin Evropian.
Duda është një konservator shoqëror aleat me qeverinë e udhëhequr nga partia Nacionaliste Ligj dhe Drejtësi (PiS), ndërsa Trzaskowski është kryetari i Bashkisë Shoqërore Liberale të Varshavës./E.B-dritare.net
 
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                       