
Ylli turk jep lajmin e mirë: Shumë shpejt do të vij në Shqipëri!
Dritare.net
Aras Bulut İynemli është një nga aktorët më të famshëm të Turqisë. Ai njihet jo vetëm në Turqi, por në të gjithë botën. “Maral” është seriali që na prezantoi për herë të parë me Arasin dhe që atëherë ai mbeti në zemrat e të gjithëve.
Serialet që i dhanë më shumë famë ishin “I infiltruari” dhe “Gropa”.
Ndërsa gjatë karantinës u bë shoqëruesi ynë më i mirë filmi “Mrekullia në qelinë nr.7”, i cili përloti gjithë botën.
Një lajm i mirë për të gjithë fansat e Arasit në Shqipëri është premtimi që bëri së fundmi aktori i njohur.
Ai ka premtuar se shumë shpejt do të vizitojë Shqipërinë. Ndërsa tregon se ka qenë në Shkup dhe Beograd, Aras shpreh dhe dëshirën për të ardhur në Shqipëri.
“Do të doja shumë të vija në Shqipëri. Vetëm se nuk e di kur do të mundem. Uroj të vij sa më shpejt.”- tha Aras./K.C/dritare.net

















