
Pompeo anulon vizitën në Evropë, ja cila është arsyeja!
E Mërkurë 13 Janar 2021, 09:09
Dritare.net
Mike Pompeo, Sekretari amerikan i Shtetit, ka anuluar udhëtimin në Europë. Njoftimin e ka bërë Departamenti i Shtetit. Ky do të ishte udhëtimi i fundit diplomatik i administratës së presidentit në detyrë, Donald Trump. Anulimi sipas njoftimit është bërë për patur një proces të rregullt në administratën e ardhshme presidenciale. Sipas agjencisë së lajmeve“Reuters”, vizita u anulua si pasojë e hezitimit të diplomatëve evropianë për t’u takuar me Pompeo-n./M.M-dritare.net

















