
Policia nis kërkimet në rezervuar, për Madeleine McCann, vajzën që u zhduk 16 vjet më parë!
Dritare.net
Policia gjermane dhe ajo britanike kanë nisur kërkimet në një rezervuar për vajzën britanike Madeleine McCann, që u zhduk në Portugalinë jugore në 2007-ën. Gjermanët janë përfshirë sepse kanë hetuar një nga shtetasit e tyre, Christian Brueckner, në lidhje me zhdukjen e vajzës. Diga Arade është 50 km nga vendi ku Madeleine u zhduk kur ishte vetëm 3 vjeçe në Praia de Luz në 2007. Zhytësit e policisë u panë duke hyrë në ujë në rezervuarin Barragem do Arade këtë mëngjes. Një deklaratë nga Policia Judiciaria, shërbimi kombëtar i hetimit penal të Portugalisë, tha se po bashkërendonte kërkimet në Algarve me kërkesë të policisë gjermane dhe oficerë britanike. I dyshuari kryesor në këtë rast, i dënuari gjerman për krime seksuale, Christian Brueckner, jetonte pranë resortit Praia da Luz kur familja McCann ishte me pushime dhe kaloi kohë në zonë midis viteve 2000 dhe 2017.
Madeleine McCann tre vjeçare, nga Rothley, Leicestershire, ishte me pushime me familjen e saj në Praia da Luz, Portugali, kur u zhduk më 3 maj 2007. Prindërit e saj, Kate dhe Gerry, kishin shkuar për darkë me një grup miqsh në një restorant në kompleksin e apartamenteve të pushimeve aty ku po qëndronin natën e zhdukjes së saj. Madeline, vëllai dhe motra e saj më e vogël binjake po qëndronin në apartament, 100 metra larg. Grupi i të rriturve shkonin dhe kontrollonin fëmijët gjatë mbrëmjes. Por kur erdhi radha e Kate, ajo zbuloi se Madeleine kishte ikur. Kjo është zhdukja më e gjatë në hisotri, janë 16 vjet. Vendndodhja e Madeleine mbetet e panjohur./K.C/dritare.net

















