Na ndiqni edhe në

Bota

Po transportonin të burgosurin me furgon, vriten 2 policë në Francë!

Po transportonin të burgosurin me furgon, vriten 2 policë në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë, pasi 2 oficerë të burgut janë vrarë teksa po transportonin një të burgosur. Ndërkohë të plagosur rëndë kanë mbetur dhe tre të tjerë, si dhe i burgosuri është arratisur.

Sulmi dyshohet se u krijua nga një grup kriminelësh dhe u përdorën 2 automjete për krimin.

Lidhur me krimin ka reaguar edhe presidenti Emmanuel Macron i cili deklaron se kjo ngjarje ka tronditur vendin.

“Kombi qëndron përkrah familjeve, të lënduarve dhe kolegëve të tyre. Po bëhet gjithçka për të gjetur autorët e këtij krimi, në emër të popullit francez”, shkroi ai në X./M.K-dritare.net