
Të gjithë të famshmit dëshirojnë të qëndrojnë të rinj dhe plot stil. Por duke qenë se askush nuk e ka zbuluar sekretin e rinisë, shumë prej tyre iu nënshtruan komoditetit të procedurave kozmetike.
Prej disa vitesh kirurgët plastikë kanë “shpëtuar” shumë personazhe të famshëm nga shkatërrimi i kohës, qoftë përmes procedurave të vogla apo operacioneve, sipas Protothema. Por shumë u bënë të varur dhe e abuzuan me të. Sërish nuk iu dorëzuan teprimeve, por fatkeq dhe në vend që të zbukuroheshin, u shpërfytyruan.
Më poshtë janë disa nga femrat më të famshme në botë, të cilat folën për operacionet e tyre plastike të gabuara dhe pranuan se janë penduar për këtë.
Victoria Beckham
Victoria Beckham refuzoi të pranonte se ka bërë operacione plastike, derisa pranoi vendimin e gabuar për të “ngacmuar” gjoksin e saj. Ish-këngëtarja 48-vjeçare e Spice Girls i tha Vogue në vitin 2011 se i hoqi implantet.
"Bazukat me silur, janë zhdukur. Mos u ngatërro me gjoksin. Gjithë këto vite e mohova, çfarë idiotsie. Është një shenjë e pasigurisë. Thjesht ji mirënjohës për atë që ke ”, tha ajo.
Courtney Cox
Monika nga “Friends” me kalimin e kohës aq më pak i ngjan shoqes së saj të dhomës Rashel nga seriali i njohur. Courteney Cox e ka vizituar shumë herë kirurgun e saj plastik, diçka që nuk mund ta fshihte edhe sikur të donte, që nga ajo kohë. Ndryshimet në fytyrën e saj janë të dukshme.
Ajo vetë e ka pranuar fiksimin e saj për të qëndruar e re dhe iu drejtua operacioneve plastike. Por siç ka thënë në një intervistë, ajo ka humbur durimin dhe ka dashur të mos e ekzagjerojë aq shumë. Ajo tani ka hequr qafe fillerat e saj dhe pohon se: Mendoj se tani dukem më shumë si personi që kam qenë. Këto nuk janë rrudha, janë linja buzëqeshjeje. Më duhej të mësoja se fillerat nuk janë miqtë e mi.
Cameron Diaz
Në vitin 2012 Cameron Diaz u shfaq pa asnjë rrudhë në fytyrë dhe kjo ngjalli dyshime. Aktorja është treguar e hapur për këtë: Kam provuar më parë botoks, më ka ndryshuar fytyrën në një mënyrë kaq të çuditshme, saqë kam thënë ‘jo, nuk dua të jem ashtu, më mirë të shoh shenja moshe se nje fytyre qe nuk me duket se më përket.
Britt Ekland
Ish-vajza e James Bond ka ndarë edhe përvojën e saj “të hidhur” me mbushësit e buzëve, të cilat mendon se i kanë grabitur bukurinë natyrale.
“Kurrë, kurrë, kurrë, mos e prekni(kirurgjikisht) fytyrën tuaj. ë gjithë kanë të drejtë të zgjedhin. I bëra të gjitha këto në të 50-at e mia, por nuk do ta mendoja më. Nuk kam dëshirë të dukem si diçka tjetër përveç asaj që jam”, ka paralajmëruar 79-vjeçarja fansat e saj, veçanërisht femrat, në një intervistë të fundit.
Jennifer Grey
Ylli i "Dirty Dancing", Jennifer Grey , ka pranuar publikisht operacionet që ka bërë në fytyrën e saj, të cilat do t'i anulonte nëse mund të kthehej pas në kohë. Siç është shprehur ai, ka bërë dy operacione në hundë, por përfundimi ka qenë zhgënjyes. Madje, ajo beson se ky ndryshim i ka shkatërruar karrierën. Kur ajo u shfaq në një episod të "Friends" në 1995, shumë nga fansat e saj pyesnin veten nëse po e shihnin Grey.
Linda Evangelista
Modelja dikur e suksesshme me kopertina dhe pasarela të panumërta, nuk i ngjan aspak bukuroshes brune që ka qenë dikur. Obsesioni i Linda Evangelista për të kërkuar gjithmonë diçka më shumë, i intensifikoi gjithnjë e më shumë vizitat tek plastika.
Evangelista jo vetëm u pendua, por ngriti edhe një padi për shpërfytyrimin e madh që ka pësuar fytyra e saj.
"Nuk duroj dot më të jetoj kështu, të fshihem dhe të turpërohem për atë që jam. Nuk mund ta ndjej më këtë dhimbje. Unë u përpoqa të ndaloja plakjen time. Mendova se po bëja diçka të gabuar, trupi im po shtrembërohej dhe dukej i varur. Provova të mbaj dietë dhe të ushtrohesha, por asgjë nuk funksionoi. Shkova te mjeku dhe më tha që kam hiperplazi yndyrore dhe do të kem nevojë për kriolipolizë. Unë mendoj se kam bërë tre dhe ende nuk kam parë rezultatet e dëshiruara”, tha ajo në një intervistë shkurtin e kaluar.
Tashmë 56-vjeçarja, e cili kaloi kaq shumë orë nën bisturi, deklarohet kundër operacioneve./M.K/dritare.net

















