Na ndiqni edhe në

Bota

Përzjeu ujin e gazuar me sodë buke, 43-vjeçari i nënshtrohet 3 operacioneve në Itali!

Përzjeu ujin e gazuar me sodë buke, 43-vjeçari i

E hëna e Pashkëve që një 43-vjeçar nga Modena, kaloi me miqtë e tij për pak përfundoi në një tragjedi. Pas një barbekju dhe disa birrave me miqtë dhe një pice familjare për darkë, ai përfundoi në spital me një plagë gastrike.

Kjo jo rastësisht. Ai kishte pirë ujë të gazuar dhe dy lugë të plota me sodë buke si një mënyrë për të tretur ushqimin. Në spitalin në Baggiovara u desh një operacion tre-orësh për t'i shpëtuar jetën.

Burri tha se shkoi në spital pas dhimbjeve të forta të hënën rreth orës 22:50. Në fillim gjatë diagnostikimit mjekët dyshuan se problem ishte pankreatiti akut. Vetëm më vonë panë se problemi ishte gastrik. Burri u operua nga ekipi i kirurgëve të urgjencës Andrea Lanzani dhe Pasquale Russo, të udhëhequr nga doktoresha Micaela Piccoli, e cila kreu një rezeksion subtotal gastrik, përpara se të transferohej në kujdesin intensiv, të drejtuar nga mjekja Elisabetta Bertellini.

Një javë më vonë, pacienti iu nënshtrua një operacioni të dytë, i cili lejoi vendosjen e një “jejunostomy poker”, një tub i vendosur në stomak nga goja. Aktualisht ai ndodhet në spital, në pritje të një operacioni përfundimtar që do të tentojë të rindërtojë stomakun e tij.

Kirurgët: Kushtojini vëmendje përzierjes së ushqimeve

Është e nevojshme t'i kushtohet vëmendje e madhe të ushqyerit, jo vetëm sasisë së ushqimit që hahet, por edhe ushqimeve të përziera. Gëlltitja e sasive të mëdha të bikarbonateve të natriumit, me stomak të zgjeruar, plot me ajër, ushqim dhe lëngje, është një faktor i rëndësishëm në shkatërrimin e stomakut sepse shkakton çlirimin e qindra mililitra gazrave, në më pak se tre minuta. Në rastin tonë, përveç stomakut të mbushur me ushqim, bikarbonati merrej me një pije të gazuar. Ky lloj komplikimi është i rrallë, por nëse nuk diagnostikohet shpejt, ka një shkallë të lartë vdekshmërie (75%)”, shpjegoi Piccoli.

43-vjeçari tha se ndjeu një lloj shpërthimi, një presion të fortë në stomak, sikur aty kishte qenë krijuar një plagë.

“E kuptova menjëherë që kishte ndodhur diçka e rëndë”, përfundoi ai./M.K/dritare.net