
Personi i parë në botë që ka kaluar sëmundjen e zemrës dhe kovidin në të njëjtën kohë!
Dritare.net
Ed Bettinelli është personi i parë në botë, që ka kaluar kovidin dhe një sulm zemre në të njëjtën kohë.
"Unë gjithmonë them nëse llogaria ime bankare do të ishte aq e pasur sa shpirti im, unë do të isha shumë i pasur", tha 63-vjeçari.
Një baterist që nga mosha 15-vjeçare, ai ka luajtur në banda muzikore me emra të mëdhenj të muzikës botërore.
"Kam pasur shumë përvoja të mrekullueshme dhe kam arritur shumë gjëra që kam ëndërruar të bëj", tha Bettinelli.
Pavarësisht nga arritjet e tij, Bettinelli ishte krejtësisht i papërgatitur për triumfin e tij të fundit: ai kaloi një sulm zemre dhe kovidin në të njëjtën kohë.
"Vë bast që ai është personi i parë në planet që ka fituar luftën me koronavirusin dhe më pas ka bërë një operacion bypass", u shpreh Dr. John Puskas, kryetar i kirurgjisë kardiovaskulare në Mount Sinai Morningside në New York City.
"Unë gjithmonë e kam mbajtur veten në formë. Unë jam personi i fundit në fushën e basketbollit që lodhem. Kam vrapuar në 10 maratona. Nuk kisha ide se kisha një problem me zemrën."
Por kur ai u sëmur, informon dritare.net, spitalet u mbyllën dhe operacionet u anuluan për shkak të kovidit. Pavarësisht se kishte një rrezik të madh për sëmundjen në zemër, ai nuk mund të shkonte në spital, për shkak të virusit. Por gjithsesi u infektua dhe në të njëjtën kohë, po vuante nga virusi dhe zemra.
Prindërit e tij të moshuar në Long Island u diagnostikuan gjithashtu me Covid-19, informon dritare.net. Shkalla e vdekshmërisë së tij, ishte 100 herë më e madhe se pacientët e tjerë që ishin të sëmurë vetëm me zemër.
Por pavarësisht kësaj, ai ia doli. Mjekët bënë operimin e parë pas pandemisë, dhe për ta ishte ndër më të vështirët. Por që rezultoi i suksesshëm.
Fatsjellës për të, shprehet Bettinelli, janë shkopinjtë që i bie baterisë. Stafi i spitalit tha se nuk mund të besonte se një pacient që po përballet me një operacion kritik, i binte tabakasë së ushqimit, me shkopinjtë e tij të baterisë.
Siç duket, pozitivizmi bëri që ai të mposhtë edhe virusin edhe sëmundjen e zemrës./L.F-dritare.net

















