Na ndiqni edhe në

Bota

Përmbytjet në Pakistan, qeveria shpall emergjencë kombëtare!

Përmbytjet në Pakistan, qeveria shpall emergjencë kombëtare!

Qeveria e Pakistanit ka shpallur emergjencë kombëtare pasi rreth 1000 persona humbën jetën dhe më shumë se 30 milionë janë të pastrehë për shkak të përmbytjeve si rezultat i shirave të rrëmbyeshëm që kanë përfshirë kombin e Azisë Jugore.

Të paktën 937 persona kanë humbur jetën që nga mesi i qershorit, përfshi 343 fëmijë, sipas Autoritetit Kombëtar të Menaxhimit të Fatkeqësive, me sipërfaqe të mëdha të provincës jugperëndimore të Baloçistanit që ndodhen ende nën ujë. Të premten, kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif tha se 33 milionë njerëz ishin prekur nga përmbytjet – rreth 15% e popullsisë.

Që nga fillimi i sezonit veror, cikle të shumta reshjesh kanë goditur Pakistanin, duke shkatërruar më shumë se 400.000 shtëpi në të gjithë vendin. Të paktën 184.000 njerëz janë zhvendosur në kampet humanitare, bëri të ditur të enjten agjencia e OKB-së për ndihmën ndaj fatkeqësive./M.T/dritare.net