Na ndiqni edhe në

Bota

Përmbytjet lanë një grua të bllokuar në makinën e saj, si kalimtar i guximshëm e shpëtoi atë !

Përmbytjet lanë një grua të bllokuar në makinën e

Një ngjarje heroike ka ndodhur në Leicester, Britani, ku një grua u rrezikua të mbytej në përmbytjet që goditën zonën. Gruaja ishte bllokuar në makinën e saj ndërsa ujërat po ngriheshin, por fatmirësisht një kalimtar i guximshëm e shpëtoi atë.

Cimi Kazazi, një 50-vjeçar nga Leicester, ka qenë ai që ka hedhur veten në ujë për të shpëtuar gruan, pasi pa situatën nga lokali i tij. Ai nuk mendoi dy herë dhe reagoi menjëherë për të ndihmuar.

“Nuk e mendoja. Çdo qenie njerëzore që ndjen për të tjerët do të kishte bërë të njëjtën gjë, unë thjesht kam vepruar sipas instinktit. Dikush ishte në telashe dhe e dija që thjesht duhej të ndihmoja,” shprehet Cimi Kazazi, i cili nuk ngurroi të ndërhyjë për të shpëtuar jetën e gruas.

Ky akt i guximshëm ka emocionuar jo vetëm ata që ishin dëshmitarë të ngjarjes, por edhe komunitetin më të gjerë. Fatmirësisht, ndërhyrja e Cimit ka bërë që gruaja të shpëtojë pa lëndime, ndërsa autoritetet e shpëtimit kanë falënderuar guximin e tij të jashtëzakonshëm./E.P-dritare.net