
Shiu i rrëmbyeshëm ka çuar në përmbytje shkatërruese në rajonin e Valencias në Spanjën juglindore, të cilat deri më tani kanë vrarë të paktën 51 persona.
Tani, në pamjet e reja dramatike që besohet se janë filmuar në zonën e Valencias dhe janë postuar në X, makinat mund të shihen duke u bartur nëpër rrugë nga një lumë uji tmerrësisht i madh.
Horrific floods in Valencia. Photo by Pavel Elizarov. pic.twitter.com/u2kI6toyut
— Anna Nemtsova (@annanemtsova) October 30, 2024
Të martën, autoritetet në zonat më të goditura kishin këshilluar njerëzit të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin të gjitha udhëtimet e padomosdoshme.
Mes të vdekurve në rajonin e Valencias dyshohet se janë edhe fëmijë.
Në Letur, pranë Sierra de Segura, 30 njerëz u bllokuan pasi lumi që kalonte nëpër qytet doli nga shtrati. Video të tjera të shpërndara në mediat sociale duket se tregojnë njerëz të bllokuar në ujëra, disa prej tyre të varur në pemë për të mos u rrëmbyer nga uji.
????????????????????????
— Er.Manish Singh Yadav (@Ermanish7272) October 30, 2024
Flood Destruction in Spain
Pray for Spain ???? ????#dana #Chiva #Valencia #storm #Spain #Floods #Flooding #SpainFloods #INUNDACION #InundacionesEnEspaña #Espana pic.twitter.com/2Yql6eAU9U
Shërbimi spanjoll i motit AEMET raportoi se Chiva, në rajonin e Valencias, regjistroi 491 milimetra shi në tetë orë të martën, ekuivalente me shiun e një viti.
Mbi 1000 ushtarë nga njësitë e reagimit emergjent të Spanjës u vendosën në zonat e shkatërruara./K.C/dritare.net

















