Na ndiqni edhe në

Bota

Përkeqësohet situata me Covid-19, Spanja fut në karantinë një tjetër rajon

Përkeqësohet situata me Covid-19, Spanja fut në karantinë

Një ditë më parë autoritetet në rajonin verilindor të Katalonjës, izoluan 210,000 banorë, për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve në këtë zonë. Por duket se situata sa vjen dhe përkeqësohet. Spanja ka futur në karantinë dhe një tjetër rajon. Rajoni perëndimor i Galicisë ka urdhëruar izolimin e rreth 70,000 banorëve mes të frikës së një shpërthimi të ri. Të gjithë banorët e La Marina, në lindje të La Coruña, nuk do të jenë në gjendje të largohen nga zona dhe grumbullimet me më shumë se 10 njerëz, janë të ndaluara.

Si masë paraprake, zona do të izolohet për të paktën pesë ditë, pasi autoritetet monitorojnë situatën. Përhapja e madhe e virusit, besohet se lidhet me aktivitetin e disa bareve në këto zonë./K.C/dritare.net