
Ndërtesa e vjetër historike e bursës së Danimarkës në qendër të Kopenhagës është përfshirë nga zjarri. Pamjet tregojnë shtëllunga të mëdha tymi të zi nga monumenti i Kopenhagës ndërsa zjarrfikësit punonin më poshtë. Policia e Kopenhagës u ka thënë njerëzve që të shmangin zonën dhe ka të lënduar deri më tani.
Bursa e vjetër daton që nga viti 1625. Ajo u ndërtua në stilin holandez të Rilindjes me kërkesë të mbretit Christian IV dhe kohët e fundit ishte duke iu nënshtruar rinovimeve me fasadën e saj të mbuluar me skela dhe mbulesa mbrojtëse.
Dhoma Daneze e Tregtisë, e cila ndodhet në ndërtesë, e përshkroi skenën si një pamje të tmerrshme./M.K-dritare.net
Her faldet spiret af Børsen i København under voldsom brand den 16.04.2024. Se mere på https://t.co/ocJf7fskzf pic.twitter.com/3bfHCrcPzW
— Presse-fotos.dk (@pressefotosdk) April 16, 2024

















