Na ndiqni edhe në

Bota

Pavarësia e Kosovës në parlamentin ukrainas, deputeti : Të njihet sa më shpejt!

Pavarësia e Kosovës në parlamentin ukrainas, deputeti : Të

Deri më tani Ukraina ka refuzuar të njohë Kosovë, por sic duket vendi i cili po përballet me luftën ruse, ka ndryshuar qëndrim. Një deputet ukrainas, Oleksiy Goncharenko nga partia European Solidarity, në një reagim në rrjete sociale ka njoftuar se ka dorëzuar në Parlament një projektligj për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Kam dorëzuar në Parlamentin e Ukrainës një projektligj që njeh pavarësinë e Kosovës. Ukraina ndan vlerat perëndimore dhe do të mbështesë demokracinë kudo në botë. Shpresoj se Ukraina do ta njohë pavarësinë e Kosovës sa më shpejt që të jetë e mundur”, shkruan Goncharenko. Sipas deputetit Goncharenko, shpallja e pavarësisë së Kosovë nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Oleksiy Goncharenko ishte aktiv dhe mbështeti Kosovën edhe në ditën kur situata në Veriu u përshkallëzua, pas fillimit të implementimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat dhe kartat e identitetit./Xh.Xh/dritare.net