Na ndiqni edhe në

Bota

Pas suksesit të vàksinës kundër Còvid-19, Izraeli nis lehtësimin e kufizimeve!

Pas suksesit të vàksinës kundër Còvid-19, Izraeli

Izraeli ka nisur lehtësimin e masave kufizuese, pasi studimet atje tregojnë se vàksina "Pfizer" është 95.8% efektive në parandalimin e shtrimeve në spìtal dhe vdèkjeve. Nga dita e sotme, dyqanet, bibliotekat dhe muzetë mund të hapen, por distancimi shoqëror dhe maskat janë ende në fuqi. Ministria izraelite e Shëndetësisë ka deklaruar se është faza e parë e kthimit në jetën normale. Izraeli ka shkallën më të lartë të vàksinimit në botë. Më shumë se 49% e njerëzve kanë marrë të paktën një doze të vàksinës kundër Còvid-19. Vendi hyri në bllokimin e tij të tretë në 27 dhjetor pas një rikthimi të shpejtë të vìrusit. Nën masat lehtësuese, njerëzit tani janë në gjendje të hyjnë në qendrat tregtare dhe atraksionet turistike të tilla si kopshtet zoologjike.

Pas suksesit të vàksinës kundër Còvid-19, Izraeli

Një numër objektesh të tjera tani janë gati të rihapen përfshirë palestrat, hotelet dhe sinagogat. Sidoqoftë ato kërkojnë një "pasaportë të gjelbër", një certifikatë që mund të merret vetëm pasi qyetarët janë vàksinuar. Pasaporta, e cila është në një aplikacion, lëshohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe do të jetë e vlefshme për gjashtë muaj, një javë pas dozës së dytë të vàksinës. Turmat tani lejohen të kthehen në koncerte dhe ngjarjet sportive janë rihapur me kapacitet 75%, por ata kanë një kapacitett prej jo më shumë se 300 personave brenda dhe 500 jashtë. Pavarësisht nga lehtësimi i kufizimeve, aeroporti i Izraelit do të mbetet i mbyllur për dy javë të tjera./M.M-dritare.net