
Pas martesës me Kourtney Kardashian, ish-bashkëshortja e Travis Barker nxjerr në ankand unazën!
Dritare.net
Unaza e fejesës së Shanna Moakler, dhuruar asaj nga Travis Barker po shitet në ankand.
Ish-modelja e Playboy po shet unazën e saj prej diamanti 4 karatësh dhe do të fillojë ofertën me 51 mijë dollarë (47.5 mijë euro), sepse është gati të lë prapa atë kapitull të jetës së saj.
“Mendoj se është një pjesë e bukur dhe me të vërtetë ishte unaza ime e ëndrrave. Sidoqoftë, ai kapitull i jetës sime ka mbaruar dhe edhe pse mbajtja e saj në një kohë më solli gëzim të madh, shpresoj se do të gjejë një shtëpi të re dhe do të vazhdojë t’i sjellë dikujt aq lumturi sa dikur për mua. Është me të vërtetë një unazë ikonë”, tha ylli i “Celebrity Big Brother”.
Ankandi fillon të premten, 27 maj dhe zgjat deri të martën, 31 maj, por mund të zgjatet në varësi të nivelit të interesit.
Rokeri i Blink-182 u martua së fundmi me Kourtney Kardashian në Itali por, Moakler këmbënguli se shitja nuk ka të bëjë fare me martesën ish-burrit të saj me një grua tjetër.
Moakler dhe Barker u fejuan në Disneyland’s Haunted Mansion dhe u martuan në vitin 2004. Barker bëri kërkesë për divorc dy vjet më vonë, por dyshja u pajtuan dy herë përpara se të finalizonin ndarjen e tyre në 2008. Ish-çifti kanë së bashku djalin Landon, 18 vjeç, dhe vajzën Alabama, 16 vjeç./M.K/dritare.net

















