Na ndiqni edhe në

Bota

Pas gjyqit me Johnny Depp, Amber Heard shpërngulet në Spanjë!

Pas gjyqit me Johnny Depp, Amber Heard shpërngulet në Spanjë!

Pas betejës ligjore që e vuri përballë ish-burrit Johnny Depp, Amber Heard fluturoi për në Spanjë.

Sipas shtypit spanjoll, aktorja, 36 vjeçe, është strehuar me vajzën e saj Oonagh Paige, një vjeç e gjysmë, në një fshat Mallorca.

Pas gjyqit me Johnny Depp, Amber Heard shpërngulet në Spanjë!

Vajza e vogël ka lindur nga një nënë surrogate. Aktorja mori me qira një shtëpi në Costitx, duke përdorur një emër të rremë për privatësi. Ka qenë aty që nga fillimi i verës. Është e paqartë nëse Amber Heard synon të transferohet përgjithmonë në Spanjë, por ajo shiti shtëpinë e saj në Kaliforni dhe bëri kërkesë për falimentim. Qershorin e kaluar, pas një gjyqi gjashtë-javor të medias së lartë, ajo u dënua t'i paguante ish-bashkëshortit të saj afërsisht 15 milionë dollarë si kompensim. Sipas Depp, Heard e dëmtoi karrierën e tij me një editorial që u shfaq në Washington Post në 2018./ANSA.IT/Xh.Xh/dritare.net