Na ndiqni edhe në

Bota

Pas 6 vitesh pushimi, ylli i popit rikthehet me një këngë të re!

Pas 6 vitesh pushimi, ylli i popit rikthehet me një këngë të

Rikthehet ylli i popit Rihanna. Pas një pause në industrinë e muzikës, Rihanna ka publikuar sot këngën e re "Lift Me Up". Kjo është muzika e parë "solo" e Rihannës që nga albumi “Anti” që u publikua në vitin 2016.

Kënga është një homazh për aktorin Chadwick Boseman, i cili luajti në filmin origjinal “Black Panther” dhe vdiq në nëntor të vitit 2020 në moshën 43-vjeçare pas një beteje shumëvjeçare me kancerin e zorrës së trashë.

Kënga u shkrua bashkë me këngëtarin dhe kantautorin nigerian Tems, kompozitorin fitues të Oskarit Ludwig Gransson dhe regjisorin e “Black Panther” Ryan Coogler, sipas Marvel në pronësi të Disney./Xh.Xh/dritare.net